Sara Hoxha dhe Ledri Vula vazhdojnë të jenë dyshja më e dashur e showbizit shqiptar. Duke qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, dyshja vazhdimisht janë në qendër të vëmendjes.
Blogeria Sara Hoxha ka uruar për 36-vjetorin e lindjes partnerin e saj Ledri Vula. Përmes një statusi në rrjete sociale, Sara ka publikuar disa foto me Ledrin në të cilën shihet dhe vogëlushja e tyre Poem.
“Gëzuar ditëlindjen shoku im i ngushtë”, shkruan ajo krah fotove.
Sara dhe Ledri tashmë janë prej vitesh në një lidhje dashurie dhe janë prindër të Poem Blu, e cila në dhjetor bën 2 vjeç.
Megjithatë, reperi e ka marrë urimin më të bukur nga e bija e vogël, Poem Blu.
Në një video të postuar në Instagram, vajza e reperit shfaqet duke i kënduar “Happy birthday to you” babi Ledrit, i cili këtë moment special e ka ndarë me të gjithë ndjekësit.
https://www.instagram.com/p/Cf09A0njDjx/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again