Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kombëtaren shqiptare për fitoren në Moldavi dhe rrugëtimin pas saj drejt Kampionatit Europian.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti thekson se kjo është hera e dytë për historinë e kombëtares shqiptare që arrin të kualifikohet në Europian,
“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024”, shkruan ai.
Postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti:
Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!