Gigi Hadid fotografohet nga paparacët për herë të parë pas asaj që…

Gigi Hadid ka pak javë që ka zgjedhur të qëndrojë larg syrit të publikut dhe postimeve në rrjetet sociale, pasi në çdo media u publikuan lajme se ish bashkëshorti i saj Zayn sulmoi fizikist nënën e modeles 26 vjeçare.

Gigi bëri daljenn e saj të parë pas kësaj ngjarje të rëndë që i ndodhi, duke u dukur ndryshe dhe me një stil të ri në paraqitje.

Modelja 26 vjeçare dukej mjaft e bukur dhe tërheqëse në këto ditë të ftohta vjeshte, me një model të ri flokësh me një kostum të kuq të kombinuara me një palë çizme të zeza lëkure.

Ajo u pa dhe u fotografua teksa po shkonte në shtëpinë e saj në New York e shoqëruar nga motra e saj më e vogël Bella Hadid.

Bella 25 vjeç ishte afër motrës së saj duke e shoqëruar atë, gjithashtu edhe ajo ishte e veshur mjaft bukur me një xhaketë sportive të zezë të kombinuar me një këmishë rozë dhe një palë çizme me figura leopardi.Kapelja që ajo kishte vendosur të mbante ishte aq e madhe sa për të treguar flokët e saj kaçurrela.

Mesa pamë duket se Gigi ka filluar të rimarrë veten pas asaj që ndodhi dhe se familja e saj ka filluar të rimëkëmbet dhe duke lën pas atë çka ndodhi me ish burrin e saj të cilat u bënë publike në çdo cep të ekranit.

Gigi Hadid's Boyfriends: Zayn, Tyler Cameron, Joe Jonas, More

Gigi Hadid | InStyle

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *