Gisele Bündchen dhe Tom Brady të cilët konsiderohen si një nga çiftet më harmonikë të shoëbizit po kalojnë një krizë dhe janë shumë pranë divorcit.
“Nuk e kam besuar kurrë se kjo luftë do të ishte fundi për ta, por duket se është… Nuk mendoj se ka kthim prapa. Ata të dy kanë punësuar avokatë dhe po mendojnë se çfarë kërkon divorci, kush mund të marrë çfarë dhe si do të jenë financat e tyre.”, ka treguar një burim i afërt me çiftin për NY Post.
Modelja është larguar nga banesa e familjes në Tampa të Floridas pas një debati të ashpër me bashkëshortin e saj. Mediat e huaja raportojnë se shkaku kryesor i konfliktit është fakti se familja e atletit 45-vjeçar nuk është një prioritet.
“Ajo ka qenë gjithmonë ajo që i është përkushtuar fëmijëve. Ata ranë dakord që ai të tërhiqej nga sporti për t’u fokusuar tek familja dhe më pas ai ndryshoi mendje”, thanë burimet e informuara.
Modelja së fundmi ka folur për revistën “Elle” për problemet e saj martesore dhe ndonëse e ka bërë në mënyrë diskrete, pakënaqësia e saj për vendimin e Tomit është e dukshme.
“Unë bëra pjesën time. Unë isha atje për burrin dhe fëmijët kur ishte e nevojshme. U transferova në Boston dhe u fokusova në krijimin e një shtëpie të ngrohtë për familjen time, një vend ku fëmijët e mi do të rriteshin pa kujdes. Unë isha atje dhe i mbështeta ata dhe ëndrrat e tyre”, tha ajo në një intervistë.
Çifti është i martuar në vitin 2009 dhe kanë një djalë Benjamin, dhe një vajzë Vivian.