U kërkua nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, caktimi i masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj një personi për ngacmim seksual. Mediat vendase shkruan se sipas njoftimit të prokurorisë i dyshuari e kishte ndjekur me biçikletë të miturën duke përdorur shprehje si “Hajde të të puth” “Hajde afrohu”.
Njoftimi i Prokurorisë:
“I dyshuari G.P., e ngacmon seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila derisa ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur, i dyshuari i ndjek nga pas me biçikletë, dhe tërë kohës të dëmtuarës i ishte drejtuar me fjalët “Hajde të puthi”, “Hajde afrohu”, e fjalë të tjera degraduese dhe poshtëruese, dhe pasi që e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babin e kësaj të fundit, në ato momente i dyshuari largohet ne drejtim te pa njohur”.
Prokurori i rastit ndaj të dyshuarit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim.