‘Gjaku lahet me gjak’/ Mesazhi tek vendi ku u vra 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndreca, shqiptarët kërkojnë hak me Kanun

“Gjaku lahet vetëm me gjak!”,- kështu shkruhet në një fletë të vendosur në vendin ku u vra shqiptari Atilio Ndrecaj, disa ditë më parë në Itali. Mesazhi i shkruar me kompjuter paralajmëron hakmarrje ndaj grupit të kriminelëve, që masakruan me shkopinj bejsbolli të riun shqiptar.

Sipas “La Repubblica”, Policia po shpejton punën për të kapur agresorët para se shqiptarët ti gjejnë.

Këta të fundit, sipas mediave italiane, mesa duket nuk i kanë harruar rregullat e Kanunit, i cili ndonjëherë zbatohet nga klanet kriminale. Por pse u masakrua shqiptari? Paraprakisht dyshohet se ka të bëjë lidhur me mosmarrëveshjet për tregtinë e drogës, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.

‘Gjaku lahet me gjak’/ Mesazhi i lënë për autorët e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar

Përveç shqiptarit që ndërroi jetë, në gjendje të rëndë për jetën është edhe shtetasi italian, Pier Francesco Ferrari.

Ngjarja ndodhi në një parkim në Mottella, ku shqiptari dhe italiani u zunë në pritë nga një grup prej 4-5 vetash, të cilët kishin me vete sende të forta.

Sipas mediave italiane, shkrimi që u gjet ka të bëjë me kanunin në Shqipëri dhe këto rregulla përdoren edhe nga bandat shqiptare.

Familjarët e të riut kanë postuar në rrjet një mesazh ndërkohë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *