Gjatë sherrit goditi me thikë dy të rinjtë, shpallet në kërkim 17-vjeçari

Policia e Durrësit e ka shpallur në kërkim adoleshentin E.L, pasi për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasit M.SH, 20 vjeç dhe XH.Ç, 23 vjeç,

17-vjeçari banues në Durrës, mësohet se i ka shkaktuar plagë të lehtë dy të rinve.

Njoftimi i policisë Durrës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin S. B., 19 vjeç.
Gjithashtu, po nga këto struktura, po punohet për kapjen e shtetasit E. L., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasit M. Sh., 20 vjeç, dhe Xh. Ç., 23 vjeç.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, pasi në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, gjatë natës, një shtetas ende i paidentifikuar, për motive të dobëta ka kanosur shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Kosovë, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *