Gjë me vete s’merrni/ “Ky i gjati të lëshon”, Rama të vetëve: Kartat s’punojnë në Sharrë, do shkoni siç dilja unë në plazh

Kryesocialisti Edi Rama tha se PS nuk do të bëhet mburojë dhe zyrë avokatie. Kreu i qeverisë, komentoi edhe zërat se ai i lëshon bashkëpunëtorët në momentin që ata zbulohen nga drejtësia.

Shpjegimi i këtyre komenteve shkaktoi të qeshura në sallë. Rama kujtoi para socialistëve se ai nuk i ka borxh askujt nëse i merr koka erë. Kryeministri tha se në botën tjetër nuk nevojiten kartat e kreditimit.

“Përgjegjësia është individuale. Nuk mban përgjegësi pse një pjesëtar familje humbur pinin. Ata mbajnë përgjegjësi për sesi reagojnë ndaj shkelësit të ligjit., mbajnë përgjegjësi për marrëdhënien kolektive që kanë me ligjin. Këtë përgjegjësi mban PS.  Dhe ku e mban? Këtu, në këtë vend, ku pak vite më parë kryeministri merrte peng prokuorinë. Me urdhër të kryeministrit nuk ekzekutoheshin fletë arrestet nga skena e krimit të katër vrasjeve. Në këtë vend para pak vitesh tatimet drejtoheshin nga shtëpia, nga një i dënuar nga gjykata me arrest shtëpie. Dhe kryeministri thoshte do pres vendimin e formës së prerë. Përfytyrojeni sikur të tilla gjëra ti bëja unë. Por kjo nuk është arsyeja që të na vijë keq, sepse fakti q ënuk jemi si ata është medalje për ne. Fakti që ne nuk bëjmë si ata është fleta jonë e lavdërimit. Dhe pikërisjht këtu është ndryshimi. Ata janë një parti. Ne jemi një frymë. Ne jemi brumi pa të cilin politika shqiptare nuk gatuan dot asgjë. Për këtë arsye atyre iu falet sepse janë të vegjël dhe mediokër. Në fund të fundit s’kanë asgjë në dorë. Ndërsa ne nuk na falet sepse ne jemi të mëdhenj.

Përse po ha vetëm nga ju sharra e SPAK. Këtu nuk di çfarë të them për sharrën e  tyre. Ne as nuk e kemi kapur drejtësinë, as nuk kemi dashur ta kapim, as nuk ka  bërë shaka kur kam thënë  se duam një drejtësi të drejtë në këtë vend. dhe as bëj shaka kur ju them të gjithëve kur shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje të shkojë të marrë avokat. Kjo parti nuk jep shërbime avokati për asnjë ministër, deputet, kryetar bashkie dhe asnjë zyrtar.

Thonë që ky i gjati të lëshon, nuk të mban. Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e  përbashkëta. I vë gjoksin, fytyrën, zërin, dhe i dal unë përpara kur është fjala për punë. Por unë jo vetëm që nuk mbroj asnjërin që besimin e marrë nga zgjedhësit e përdor për ti ngrënë pas shpine edhe zgjedhësit, edhe familjen politike edhe mua. Borxhin nuk ia kam askujt kur i merr koka erë, por kësaj familje dhe këtij populli. Pikërisht se jam edhe u gjatë si mund ti mbroj që më vënë përpara ca të vegjëlve me mikrofona dhe më kërkojnë llogari, për çfarë; për zorrën e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni dhe se kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit. Në sharrë shkoni sic dilja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata të tjerët atje”, tha Rama

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *