Gjekmarkaj: presim përmirësimin e jetës politike në vend, të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në BE

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj ka marrë pjesë në konferencën Parlamentare të Bashkimit Europian organizuar nga Senati dhe Dhoma e deputeteve të Republikës së Çekisë në Pragë.

Gjekmarkaj në fjalën e tij tha se shqiptarët e dëshirojnë anëtarësimin e vendit në BE dhe të përmirësohet jeta politike, dhe procesi mos të ngadalësohet me ndryshime procuderiale.

“Ne nuk e fshehim, përkundrazi, e pohojmë me krenari se jemi populli me proevropian i rajonit te Ballkanit Perëndimor. Unë ju siguroj se Shqipëria nuk ka një plan B për të ardhmen e saj, por është e vendosur drejt destinacionit evropian.

Ky destinacion nuk është i imponuar, por buron nga rrënjët, identiteti, vlerat dhe vizioni europian i shqiptarëve. Prandaj ne do te dëshironim që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor të përshpejtohet dhe jo te ngadalësohet, duke u maskuar a justifikuar me ndryshime proceduriale a metodologjike. Në ketë mënyrë do ti pritet rruga edhe influencave joevropiane dhe joperëndimore ne rajon, te cilat nuk janë as hipotetike, as potenciale, por reale dhe vepruese, te fshehta dhe ne disa raste edhe te hapura. Po kështu do rriteshin standardet demokratike dhe do të përmirësohej jeta politike në vend. Prej luftës ne Ukraine duhet të nxjerrim mësime edhe ne procesin e integrimit evropian. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë ne faza te ndryshme dhe po ecin me shpejtësi te ndryshme drejt procesit te integrimit. Por kjo nuk duhet te shërbejë si një argument për ngadalësimin, por përshpejtimin e ecjes drejt BE”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *