“Gjelat” shkojnë në finalen e Botërorit

Franca është finaliste e Botërorit të Katarit, pasi triumfoi 2-0 ndaj Marokut, në Al Bayt Stadium (Al Khor).

“Gjelat” do fillonin të këndonin shumë shpejt, që në minutën e pestë. Theo Hernandez me një lëvizje të bukur akrobatike ndez festën në stadium, duke të dhënë idenë se për të besuarit e Didier Deschamps, sfida do ishte e lehtë.

Nuk ndodh kështu. Marokenët, me shumë dëshirë për të luajtur dhe për të bërë mirë, i afrohen disa herë golit të barazimit brenda fraksionit, por pa fat dhe me një Hugo Llogris fantastik, nuk pati ndryshim rezultati.

Në pjesën e dytë, ekipi i Regraguit rrit akoma më shumë presionin, sposton kundërshtarin në gjysmëfushën e vet, por sërish nuk tregohen shumë të saktë para porte. Konate shpëton Francën nga goli, duke larguar një top nga fare pranë portës.

Goli i sigurisë do vinte në minutën e 80-të nga Kolo Muani. Franca do të përballet në finalen e Botërorit me Argjentinën, ndeshje kjo që do luhet me 18 dhjetor.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *