Përfundon ndeshja e raundit të 1/8 në Kupën e Botës.
Franca ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Poloninë. “Gjelat” zhbllokuan sfidën në minutën e 44 me golin e shënuar nga golashënuesi më i mirë i historisë së Francës, Olivier Zhiru, që mori një super asist nga Mbape dhe e shndërroi ne gol! Sulmuesi i Milanit kalon kështu edhe Henri duke shkuar në 52 gola me Francën.
Në minutën e 74, Franca dyfishoi shifrat. Dembele dha një super asist dhe Kilian Mbape e shfrytëzoi më së miri mundësinë dhe shkundi rrjetën e Sheznit me një supergol.
Në minutën e 90+1, skuadra e Deshamps gjeti edhe golin e tretë sërish me Mbape. Sulmuesi i PSG-së nuk fali polakët dhe përshëndeti rrjetën e Sheznit me një supergoditje.
Por, Kilian Mbape duket se nuk ka të ndalur në këtë Botëror dhe duket se do të thyejë të gjitha rekordet e mundshme… Sepse ka shënuar edhe një tjetër gol, i 9 në një Kupë Bote dhe të mendosh që ende nuk ka mbushur 24-vjeç!!! Sepse me 9 është Mesi dhe me 8 Kristiano Ronaldo.
Polonia realizoi golin e nderit në limite falë penalltisë së Levandovskit. Në çerekfinale, Franca do të ndeshet me fituesin e çiftit Angli-Senegal.