Një gjest i bukur është bërë nga një qytetar në Kosovë i cili gjetur pranë një qendre tregtare një portofol me 470 euro brenda.
Policia e Kosovës bën me dije se ai e ka dorëzuar në stacionin policor dhe më pas është gjetur edhe pronari i cili ka marrë mbrapsht portofolin.
Njoftimi i policisë:
Sot me datën 29.03.2023 në Stacionin Policor Kllokot një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur afër një qendre tregtare në Kllokot, në të cilin kishte një shumë parash prej katërqind e shtatëdhjetë (470) euro dhe dokumente personale.
Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt duke e ftuar në stacion dhe të njëjtit konform procedurave i është dorëzuar portofoli, paratë dhe dokumentet.
Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.