Gjenden 276 kg lëndë plasëse dhe kapsolla në një subjekt minerar, në pranga 2 persona

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla denotatore elektrike në një subjekt minerar në vendin e quajtur ‘Kepenek’ në Tropojë.

Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet: Xh. K. administrator i subjektit dhe D. P. drejtues teknik.

Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Kukës, kontrolle për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme.

Sekuestrohen 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike, që mbaheshin jashtë kushteve të sigurisë, në një subjekt minerar.

Vihen në pranga administratori dhe drejtuesi teknik i subjektit për nxjerrjen e minerareve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, kanë ushtruar kontroll në një subjekt minerar në vendin e quajtur “Kepenek”.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti minerar, shërbimet e Policisë kanë gjetur 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike që mbaheshin jashtë rregullave të përcaktuara për mbajtjen e tyre.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:

-Xh. K., 32 vjeç, administrator i subjektit për nxjerrjen e minerareve dhe D. P., 56 vjeç, drejtues teknik i këtij subjekti.

Strukturat e DVP Kukës do të vijojnë kontrollet për të verifikuar pajisjen me licencë të subjekteve të tjera që ushtrojnë këtë aktivitet, si dhe zbatimin e rregullave të përcaktuara për mbajtjen e lëndëve plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *