Policia e Zvicrës ka njoftuar se ka sekuestruar rreth 500 kg lënë narkotike të llojit kokainë në një ngarkesë me kafe që ishte dërguar për kompaninë Nespresso.
Mësohet se punonjësit e fabrikës të cilët ndodheshin në Romont, kanë njoftuar menjëherë autoritetet sapo pikasën pluhurin e bardhë që ishte fshehur në thasët më kafe.
Pas kontrolleve, policia zbuloi dhe më tepër drogë, e ndarë kjo e fundit në 5 kontenierë të tjerë. Sipas burimeve lënda narkotike dyshohet se vinte nga Brazili.
Kompania Nespesso doli menjëherë në një deklaratë për shtyp ku siguroi të gjithë klientët e saj se të gjitha kapsulat e kafesë janë të sigurta dhe nuk janë kontaminuar nga droga.
Sakaq, bëhet me dije se droga e sekuestruar ishte 80% e pastër dhe se nëse do të dilte në treg do të arrinte një vlerë prej 53 milionë eurosh.