Gjenden eshtrat e një njeriu në pyllin e Sodës në Vlorë.
Bëhet me dije se eshtrat janë gjetur gjatë punimeve që po behen në rrugë. Deri më tani nuk dihet se kujt i përkasin, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Pas ekzaminimeve paraprake pritet që ato të dërgohen për këqyrje më të specializuar për të bërë të mundur ndoshta zbulimin e identitetit të viktimës.