Lajme të trishta vijnë nga vendi ku ra tërmeti katastrofik. Tragjedia ka prekur dhe kinematografinë turke pasi aktori i njohur, Cagdas Cankaya, dhe gruaja e tij, Zilan Tigris, kanë humbur jetën në tërmetin shkatërrues që ka goditur së fundmi Turqinë dhe Sirinë.
Cankaya, i njohur për rolin e tij në serialin Kurulus Osman, u konfirmua se ishte gjendur nën rrënojat e tërmetit shkatërrues.
Ekipi i serialit shprehu dhimbjen për humbjen e Cankaya dhe bashkëshortes së tij, duke u shprehur ngushëllime familjeve të tyre dhe të gjithë të prekurve nga tragjedia.