Pesë trupa të pajetë u gjetën në një shtëpi në Elk Mills në Cecil County në shtetin amerikan të Maryland, raportojnë mediat amerikane.
Trupi i viktimave kishte plagë me armë zjarri sipas ekspertizës . Ndër të vdekurit ishin edhe tre fëmijë.
Sipas sherifit të Qarkut Cecil, Scott Adams , një person njoftoi policinë në orën 9 të mëngjesit të së premtes për të thënë se një grua dhe tre fëmijë ishin qëlluar.
Oficerët e policisë gjetën ne garazh një burrë të vdekur, ndërsa pak me tutje edhe një armë zjarri.
Një trup u gjet në katin e parë të pallatit. Tre trupa të tjerë u gjetën në katin e dytë.
Policia njoftoi se publiku nuk është në rrezik, ndërsa rrethanat e vdekjes së pesë personave të përmendur janë ende duke u hetuar