Gjendet bomba rreth 1 ton në Kosovë, FSK-ja dhe KFOR eliminojnë rrezikun

Një bombë është gjetur mbrëmjen e kaluar jo shumë larg pikës kufitare Merdare, e cila u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga FSK e KFOR-i.

“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg. Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, thuhet në postim.

  • foto galeri
  • foto galeri

Zëdhënës i policisë së Kosovës Baki Kelani, ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar Merdare nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes.

“Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi”, ka thënë Kelani.

Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal. Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për llojin e mjetit shpërthyes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *