Një moshuar është gjetur e mbytur në pus pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune.
Shtetasja L,X, 75 vjeçe është gjetur nga familjarët në fshtin Lus i Vogël.
Rapotortohet se e75-vjeçarja është vetë-hedhur në pus.
Njoftimi i policisw:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.