Gjendet e pajetë e moshuara në Himarë pranë kazanëve të rakisë, nëna e atletit dyshohet se ka vdekur 3-4 ditë më pare

Një 75-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme pranë shtëpisë së saj në Himarë. Sipas burimeve, trupi është gjendur i pajetë pranë kazanëve të rakisë.

Mendohet se e moshuara ka ndërruar jetë para disa ditësh pasi trupi i saj ka filluar të dekompozohet. Ajo u transportua në morgun e Sarandës për të mësuar edhe shkakun e vdekjes. E moshuara është nëna e atletit Pirro Dhima, atleti olimpik i peshëngritjes.

Ajo dyshohet se ka vdekur 3-4 ditë më pare, pasi nga kqyrja paraprake, në trupin e saj janë parë shenja dekompozimi, por jo dhune.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *