Gjendet e pajetë një 17-vjeçare në Roskovec, policia zbardh detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, ku është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, një 17 vjeçare.

Sipas të dhënave të policisë dyshohet se vajza është vetëvrarur.
Informacion paraprak

Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *