Një pushuese rreth 50 vjeçe ka humbur jetën në Plazhin e Shëngjinit.
Gruaja është gjetur pa shenja jete nga autoambulanca me personelin mjekësor, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit nga pushues të tjerë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës.
Vikitima është ende e paidentifikuar.
Mësohet se ajo ishte e vetme në plazh.