Familja po e kërkonte që prej ditës së djeshme me datë 25.09.2022 sot në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s bëhet me dije gjetja e trupit të pa jetë të shtetasit T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.