Policia bën me dije se ai ishte denoncuar i zhdukur nga vëllai i tij ditën e djeshme. Mësohet se 36-vjeçari kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.