Gjendet i pajetë 67-vjeçari në Bilisht, bie nga kali dhe humb jetën i moshuari në Prrenjas

Dy persona të pajetë janë konstatuar ditën e sotme në Bilisht dhe në Prrenjas. Sipas njoftimit të policisë në Bilisht është gjetur pa shenja dhune, i pajetë në rrugë, shtetasi E. G., rreth 67 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.

Devoll/Pogradec

Informacione paraprake.

Më datë 31.10.2021, rreth orës 17:30, në qytetin e Bilishtit, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi E. G., rreth 67 vjeç, banues në Bilisht, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *