Gjendet i pajetë në banesë një person në Sarandë/ Rasti i tretë brenda 20 ditësh

Brenda 20 ditësh regjistrohet i treti i pajetë i gjetur në fshatin Çukë, të bashkisë Sarandë. Korrespondentja e panoram.al bën me dije se mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë  Andrea Capo, 80-vjeç. I moshuari u gjet nga komshinjtë e tij, pasi jetonte i vetëm  se fëmijët i ka në emigracion në Greqi.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po heton mbi shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht dyshohet se 80-vjeçari ka ndërruar jetë para 2-3 orësh se trupi i tij ishte ende i ngrohtë. Në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, duke bërë që të hetuesit të vlerësojnë për vdekje natyrale.

Me rastin e sotëm shkon në tre brenda 20 ditësh numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre. Ata janë lënë të jetojnë të vetëm në shtëpitë e tyre në Cukë edhe pse janë prindër fëmijësh, por ata  janë larguar në emigracion dhe interesohen për ta nga largësia, e vijnë për t’u bërë shërbimet e fundit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *