Një 33-vjeçar me precedentë të mëparshëm penal është gjetur i pajetë në banesën e tij. Policia njofton se është gjetur pa shenja jete në banesë shtetasi me inicialet R.M., banues në lagjen nr. 3 në Sarandë. Viktima nuk ka shenja dhune, ndërsa është transportuar drejt morgut të spitalit “Petro Nako” të Sarandës, ku do t’i nënshtrohet autopsisë.
“Gjendet i pajetë në banesë 33-vjecari R. M, banues në lagjen nr. 3 në Sarandë. Viktima është gjetur në banesën e tij nga familjarët, i shtrirë në shtratin e vet, pa shenja dhune.
Viktima ka disa precedentë të mëparshëm penalë, është transportuar drejt morgut të spitalit “Petro Nako” të Sarandës ku do t’i nënshtrohet autopsisë. Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, për të zbardhur ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë.