Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në pyllin e fshatit Janjar në Sarandë. Viktima është identifikuar si Bekim Brahimi dhe dyshohet se kishte dalë për gjah. Policia bën me dije se viktima mund të jetë sulmuar nga derra të egër.
Po ashtu raportohet se në trupin e viktimës ka plagë të shumta. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ambulanca, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave si ka humbur jetën 65-vjeçari.
Në fshatin Janjar ushtrohet prej vitesh gjuetia e derrave te egër nga banorët e pakët të mbetur në këtë fshat.