Një 53-vjeçar është gjendur i pajetë ditën e sotme në rrugën e Kombinatit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, ku policia ka gjetur në trotuar një person pa shenja jete.
Qytetari me iniciale P.G. ishte pa shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 22.11.2021, rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç.
Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/