Një i moshuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Lapardha, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës në Berat.
Uniformat blu raportojnë se viktima është shtetasi K.Xh, rreth 70 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se i moshuari ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë
Berat/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2022, rreth orës 07:00, në fshatin Lapardha, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës, është gjetur i pajetë shtetasi K. Xh., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.
Nga të dhëna e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes