Një i moshuar është gjetur i pajetë sot në një fshat të Divjakës.
Dyshohet se vdekja e shtetasit me iniciale R. L., 75 vjeç të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 09:50, në fshatin Çermë Shkumbin, Divjakë, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. L., 75 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale, vdekja dyshohet për shkaqe natyrale.