Gjendet i pajetë trupi i një 40-vjeçari te mbikalimi i Patokut! Ja pistat mbi të cilat po heton policia

Një 40-vjeçar ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në zonën tek Mbikalimi i Patokut. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vdekjes.

Paraprakisht, policia në një njoftim thotë se personi mund të ketë humbur jetën nga një arrest kardiak, por nuk përjashtohet edhe mundësia të jetë goditur nga ndonjë makinë.

Trupi i pajetë i të ndjerit u dërgua në morgun e Tiranës për ekspertize-mjekoligjore.

Njoftimi nga policia:

“Tek Mbikalimi i Patokut , një shtetas ende i paidentifikuar,  dyshohet që si pasojë e një arrsti kardiak ka humbur jetën.  Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *