Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur në banesë në Fushë-Krujë.
Dyshohet se shtetasi me iniciale D.S., është vetëhelmuar, ku për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.06.2022, rreth orës 23:30, në Fushë-Krujë, është gjetur në banesë, dyshohet i vetëhelmuar, shtetasi D. S., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.