Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në malin Shashicë në Vlorë.
Shtetasi G.XH punonte si bari, ndërsa ka qenë pronari i stanit ai që e ka gjetur.
Ndaj të moshuarit banues në Kaninë nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 11.05.2022, në një stan, në malin Shashicë, është gjetur nga shtetasi A. Z., pronari i stanit ku ishte punësuar, pa shenja jete shtetasi G. Xh., 63 vjeç,banues në Kaninë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.