Një 64-vjeçar është gjetur i vdekur në Sarandë.
Dyshohet se shtetësi anglez me iniciale A.G., ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 10:00, në lagjen nr.1, Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi anglez A. G., 64 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.