Gjendet i vrarë biznesmeni 43-vjeçar Rruzhdi Hoxha, trupi ka shenja dhune

Biznesmeni Rruzhdi Hoxha është gjendur i vrarë ditën e sotme në një humnerë në Malin me Gropa në afërsi të Malit të Dajtit.

43-vjeçari, i zhdukur prej dy javësh është baba i dy fëmijëve dhe pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës.  Hetuesit ndoqën itinerarin e mjetit të Rruzhdi Hoxhës. Fillimisht është gjetur një xhup me njolla gjaku dhe nisur nga kjo provë ka vijuar kontrolli me qen të kërkimit të gjurmës, FNSH e dhjetëra forca të DVP Tiranë dhe është arritur tek trupi i viktimës. Burimet thanë se trupi i viktimës ka shenja dhune.

Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga vëllai në komisariatin numër 5 më 24 tetor. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Hoxha kishte qenë duke pirë kafe diku pranë autostradës Tiranë-Durrës pasi është telefonuar nga miku i tij Ferdinand Rrushi dhe kanë lëvizur me makinën e tij në drejtim të Zall Herrit.

Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, teksa po mbahet për llogari të drejtësisë italiane e cila kërkon për çështje droge. Rrushi ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *