Shqipëria ka ndërprerë Republika Islamike të Iranit. Këtë lajm e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një video të shpërndarë në Facebook, ku njoftoi se pas sulmit kibernetik ndaj faqeve qeveritare, qëndron Irani, i cili ka sponsorizuar 4 grupe hakerash.
Po ashtu Rama ka deklaruar se ndërpreria e marëdhënënieve diplomatike me Iraninin, ia ka komunikuar ambasadës iranane në Tiranë, të cilët duhet të largohen brenda 24 orësh.
Deklarata e Ramës:
Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit.
Sisteme u rivunë në punë dhe asgjë nuk u zhduk.
Për javë të tëra u punua për zbulimin e agresorit. Në bashkëpunim me agjencitë e tjera mike, të cilët sollën në Tiranë ekspertët e tyre, u zbulua se sulmi nuk vinte nga organizata kriminale, por ishte një agresor shtetëror.
Nga hetimi i thelluar, u zbulua se sulmi ndaj vendit tonë, u orkestruar dhe u sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar 4 grupe ndaj sulmit për Shqipërinë. Ndër to edhe një nga grupet më famëkeqe terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor dhe bashkëautor i sulmeve ndaj disa shteteve si Izraeli, Arabia Sauditet etj,
Ne kemi informuar vendet mike dhe kemi ndarë rezultat e hetimit, për burimin e agresionit ndaj vendit tonë.
Nisur sa më lart, Këshilli i Ministrave ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, dhe i këtë ia ka komunikuar ambasadës Iranane në Tiranë, të cilët duhet të largohen brenda 24 orësh.