Nëse ju keni një lëkurë tepër të thatë, atëherë kjo bimë do t’ju lehtësojë shenjat. Nëse preferoni çajrat bimorë, me siguri duhet të keni hasur shpesh nëpër shtëpinë tuaj mëllagën si një nga përbërësit kryesorë kundër shenjave të bronkitit dhe ftohjes, në pijen e nxehtë.
Kjo lule në dukje e parëndësishme, kur krahasohet me shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin, ka të njëjtin super-rol.
Priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj disa nga përfitimet kryesore të kësaj lule:
Mëllaga ka efekte anti-inflamatore, qetësuese, zbutëse, ekspektorante, në sajë të substancave të tjera (galaktozë, kalcium, kalium, vitamina A, B1, C, taninet). Kjo lule është e njohur kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: kollën, sekrecionet, skuqjet e bajameve dhe të liron hundët dhe hap bronket.
Ndërkohë, kjo lule në përgjithësi është e dobishme për të gjitha membranat e mukozës, madje dhe ato të sistemit të tretjes (gojë, ezofag, stomak, zorrë), përveç fytit dhe zgavrës së gojës.
Çaji i mëllagës është një ilaç i suksesshëm kundër gastrit, ezofagut dhe vështirësitë në procesin e tretjes.
Pasi ky çaj ka veti qetësuese dhe relaksuese, sidomos edhe te infeksionet urinare tek femrat, të cilat janë shumë të bezdisura.