Një 30-vjeçar është gjetur këtë të dielë në rrugë nga policia e Durrësit.
Uniformat blu njoftojnë se i riu nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit.
Njoftimi i policisë:
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetas që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, i cili është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.
Ky shtetas është i moshës rreth 30 vjeç, i gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup ngjyrë vishnje dhe tuta blu.
Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.