Një minë antitank është gjetur në fshatin Baz të Matit pasditen e sotme, ku dyshohet që brenda minës të ketë 5 kg lëndë plasëse tritol.
Mina fillimisht është pikasur nga një banor i zonës, i cili më pas njoftoi autoritet ligjzbatuese.
Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjare dhe ka rrethuar zonën.
Njoftimi i policisë:
Mat/ informacion paraprak
Me datë 14.04.2022, në fshatin Baz, Mat, pranë disa magazinave, është konstatuar nga banorët dyshohet një minë anti-tank e vjetër. Është vendosur perimetri i sigurisë dhe po pritet mbërritja e forcave xheniere për të ndërhyrë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti. /Priza.al