Gjendet një person i pajetë, ja çfarë deklaron policia

Mëngjesin e sotëm, në qytetin e Pogradeci është gjetur një person i pajetë. Policia bëri me dije se shtetasi me inicialet L.P., i moshës 70-vjeçare, mund të ketë vdekur për shkaqe natyrale. Ky konstatim erdhi pasi nga kqyrja paraprake e trupit nuk u panë shenja dhune. Pritet ekspertiza e mjekëve për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes,

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *