Gjendet një person i pajetë në një hotel në Tiranë, detajet e para

Një person është gjetur i pajetë në ambientet e dhomës së një hoteli në Tiranë këtë të enjte.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për një shtetas me inicialet R. Z., 67 vjeçar, lindur në Skrapar.

Burimet nga blutë e Tiranës thonë se paraprakisht dyshohet që ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak se ka prerë damarët, në gjendje depresive.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 30.12.2021, është gjetur i pajetë në ambientet e dhomës së një hoteli, në rrugën “Mihal Duri”, shtetasi R. Z., 67 vjeç, lindur në Skrapar.

Paraprakisht dyshohet ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak se ka prerë damarët, në gjendje depresive.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *