Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij në lagjen “10 Korriku” Vlorë.
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.05.2022, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja jete shtetasi B. Xh., 74 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.