Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë tip Zastava në Rinas, e cila ishte hedhur në rrethimin e aeroportit. Bëhet me dije se arma ka qenë e pajisur me krëhër, fishekë dhe numër serie të rregullt, ndërsa është dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme.
Policia po heton rastin, për të bërë të mundur identifikimin e personit që e ka hedhur armën në afërsi të Rinasit, dhe nëse ajo është përfshirë apo jo në ngjarje kriminale.
“Më datë 19.05.2021, gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur pranë serave te fshatit Berxullë, bashkia Vore një armë zjarri pistolete dhe një sasi municione luftarak të cilat u sekuetruan në cilësinë e proves materiale. Punohet për zqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit në lidhje me këtë ngjarje’, njoftojnë burimet nga Policia.