Një predhë është gjetur pasditen e djeshme në Sarandë. Ajo u konstatua rreth orës 14:00 në lagjen nr.1 në Sarandë.
Predha ishte e paplasur dhe e hedhur në në disa shkurre në rrugën “Bilal Golemi” pranë një blloku banesash.
Bëhet me dije se rasti është raportuar nga një i moshuar, i cili e ka konstatuar predhën. Ndërkohë që dyshimet janë se kjo predhë është e mbetur prej vitit 1997.