Një predhë është gjetur mesditën e së premtes nga një i ri, teksa notonte në plazhin e Centralit në qytetin e Sarandës. Predha, që dyshohet se është e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në një largësi rreth 3.5 m larg bregut dhe në një thellësi rreth 1.5 m.
Sipas të riut, predha është pikasur prej tij me sy të lirë, e cila mesa duket është zhvendosur nga rrymat detare pranë vijës bregdetare.
Menjëherë u njoftua policia e cila shkoi në vend. Ndërkohë janë njoftuar edhe priten specialistë xhenierë nga Gjirokastra për ta marrë dhe kryer demontimin e saj. Predha ka një gjatësi rreth 0,5 m dhe një peshë rreth 6-7 kg.
Sipas burimeve policore, predha është e pashpërthyer.
/Priza.al/