Gjendet një skaf 11m i gjatë në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari, dyshohej se do përdorej për trafik

Policia e Vlorës ka gjetur një skaf 11metra të gjatë në një magazinë në Pyllin e Sodës dhe dyshohet se shërbente për trafikim.

Policia ka arrestuar pronarin e skafit Arjan Meçe, 52-vjeç, pronar i skafit, pasi e kishte fshehur dhe i dorëzoi policisë një faturë fiktive shitjeje.

Njoftimi i Policisë:

‘Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues me gjatësi 11 metra, pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij.  

Gjithashtu, shtetasi A. M. ka lëshuar një faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, më vlerë 15.000 euro, të pashoqëruar me kupton tatimor dhe të padeklaruar në organet tatimore.   

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 52 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.’

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *