Trupi i dekompozuar i një gruaje është gjetur sot në Ndroq. Trupi përket shtetases Dh.D, 48-vjeçe.
Sipas burimeve trupi u gjet në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zborgje. Mësohet se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 26.03.2023, rreth orës 09:00, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zborgje, Ndroq, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetases Dh. D., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Kjo shtetase është shpallur në kërkim në datë 14.03.2023, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.