Një kufomë e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme në Vaqarr të Tiranës. Trupi është konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar dhe policinë. Kufoma është dërguar për ekspertizë në mënyrë që të zbulohet shkaku i vdekjes. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një endacak apo emigrant, të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:45, në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarr, është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull. Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes.
/Priza.al/