Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një resort në Divjakë.
Burime për mediat bëjnë me dije se E. T., ishte punonjës në resort dhe është gjetur në një nga dhomat e punëtorëve në objektin ku ishte i punësuar.
Policia njofton se dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pai nuk kishte shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.